Lajme
Mërgimtari postoi video duke shtënë për Vitin e Ri, policia i kontrollon shtëpinë

Pas një video e postuar në rrjete sociale, në të cilën shihej teksa gjuan me armë zjarri natën e Vitit të Ri, ka bërë që policia e Kosovës të kryejë kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Prekolluk të Deçanit, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch.
Në raport thuhet se pasi që i dyshuari jeton jashtë vendit, policia s’ka arritur ta arrestojë, por ndaj tij është iniciuar rasti për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “mbajtje në pronësi ose kontroll posedim të paautorizuar të armës”.
Po ashtu, në njoftim të policisë bëhet e ditur se i dyshuari kishte postuar në natën e Vitit të Ri një video duke shtënë në ajër me dy pistoleta, ndërsa të enjten janë kryer kontrolle në shtëpinë e tij.
Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një (1) pistoletё XDM-9, dy (2) karikator i sё njejtёs armё dhe, njëzetë e dy (22) fishekё cal. 9x 19 mm, një (1) Pistoletё Ekol me gas, njё (1) karikator i sё njëjtёs armë dhe, tetё (8) fishekё. /Albinfo.ch
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Banorët e Austrisë nga marsi mund të vetëtestohen falas ndaj Covid -19 Pajisjet e vetëtestimit, të ashtuquajtura “Wohnzimmer – Test” mund t’i marrin që nga 1 marsi nëpër...
-
Media franceze: Historia prekëse e kosovares, ish-kandidate për Miss Franca
-
Bukurie Limani, personifikim i mësimit të shqipes në Grac
-
Kurz kërkon nga BE-ja “pasaportë të gjelbër” për të vaksinuarit ndaj Covid -19
-
Mbi 41 mijë vota nga diaspora janë aprovuar, 16 mijë e 288 janë refuzuar
Jeta në Zvicër
-
Formulari elektronik që duhet plotësuar për të hyrë në Zvicër Forma elektronike e nevojshme për të hyrë në Zvicër...
-
Këto janë gjobat për mosrespektimin e masave të koronavirusit në Zvicër
-
Zvicra, ndër vendet e para që prezantoi aplikacionin për gjurmimin e Covid
-
Një zviceran fiton shumën rekorde në Euromillions: 228 milionë franga
-
Vjosa Osmani, më 3 mars, për vizitë zyrtare në Zvicër