Lajme
Mërgimtari shqiptar u shpall “Iluministi i Vitit 2021”
Leo Kadeli është vlerësuar me çmimin “Enlightener of the Year 2021”
Kadeli është iniciatori i shoqatës “Friends, help!” dhe prej 5 vjetësh i është dedikuar gjetjes së donatorëve për të mbështetur familjet në nevojë, shkruan albinfo.ch.
Leo Kadeli, me origjinë shqiptare, është fituesi i fushatës “Ndriçuesi i Vitit”, i organizuar çdo vit nga Radio Kombëtare Bullgare. Për herë të parë në historinë 8-vjeçare të fushatës, fituesi nuk është shtetas bullgar. Gjysma e të gjithë njerëzve që morën pjesë në votim votuan për të.
Leo Kadeli, i cili prej 15 vjetësh jeton dhe punon në Bullgari, është vlerësuar me çmimin “Enlightener of the Year 2021”, shkruan tutje albinfo.ch.
Kadeli është iniciatori i shoqatës “Friends, help!” dhe prej 5 vjetësh i është dedikuar gjetjes së donatorëve për të mbështetur familjet në nevojë, me të cilën rreth 9000 familje bullgare kanë marrë mbështetje për riparimin e shtëpive, pagesën e faturave, blerjen e karrigeve me rrota, ushqimin etj. “Për mua është e rëndësishme që e mira ekziston dhe nuk ndalet. Unë kam dhe prandaj jap. Dhe miqtë e mi që më mbështesin, pothuajse të gjithë kanë mundësi mjaft modeste. Ata ndihmojnë me çdo mënyrë që munden”, tha Leo Kadeli. /Albinfo.ch
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriLeo Kadeli
- Prejardhja:Shqiperi
- Vendi ku vepron:Bullgari
- Profesioni:Friends, help
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











