Lajme
Mërgimtari vdes teksa po kthehej pas pushimeve në Kosovë
Referuar raportit të Policisë së Kosovës, një mërgimtar ka vdekur në Podujevë teksa po udhëtonte me familjen e tij për në vendin ku jetonte.
Viktimës, sipas Policisë së Kosovës, i është përkeqësuar gjendja për një moment teksa ishte në veturë me familje.
Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 06:00.
“Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në Perëndim, për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












