Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Në Merdarë, 40 minuta pritje për të dal nga Kosova Qendra për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me pritjet në pikat kufitare të Kosovës,... -
Punëtori shqiptar nga ky shtet humb jetën në një aksident pune -
Forbes Swiss: Esat Likaj, nga zero në maja të suksesit -
Një fëmijë shqiptar humb jetën në një aksident në Gjermani -
The Washington Post rekomandon librin e ri të shqiptares
Jeta në Zvicër
-
Forbes Swiss: Esat Likaj, nga zero në maja të suksesit Forbes zviceran rendit Esat Likajn si një nga figurat në rritje të tregut imobiliar... -
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: “Shumë njerëz nuk e bënë punën e tyre” -
Autoritetet italiane urdhërojnë autopsi për viktimat në Crans Montana -
Zvicër: Doganieri vret me armë zjarri të dyshuarin për vjedhje makinash -
Pronari i barit në Crans-Montana lihet në paraburgim











