Lajme
Mërgimtarët presin mbi tetë orë në kufi me Serbinë
Bashkatdhetarët janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë.
Kolonat e gjata dhe pritjet në dalje të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë nuk kanë të ndalur, si rezultat i kthimit të mërgimtarëve në vendet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit për fluksin nëpër pikat kufitare.
Sipas këtyre statistikave, pritja më e madhe është në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku qytetarët janë duke pritur mbi 8 orë e gjysmë dhe kolona ka arritur deri në 1.7 kilometra.
Edhe në Mutivodë, në dalje të Kosovës, qytetarët janë duke pritur deri në tri orë, e kolona është 200 metra.
Fluks të veturave ka edhe në Jarinje. Atje qytetarët janë duke pritur deri në dy orë për të dalë nga Kosova, kurse kolona ka arritur deri në 400 metra.
Edhe në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë bashkatdhetarët janë duke pritur nga një orë për të dalë nga Kosova. Në këto dy pikat kufitare kolona ka arritur deri në 400 metra, raportojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












