Futboll
Meritan Shabani vazhdon kontratën me Bayern Munich
Kontrata e parë profesioniste për futbollin shqiptar
Futbollisti shqiptar nga Kosova, Meritan Shabani, ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste.
19-vjeçari, i cili ishte pjesë e ekipit të ri të Bayern Munichut, tashmë ka nënshkruar kontratë me gjigantin e futbollit gjerman, por edhe evropian e botëror, shkruan albinfo.ch.
19-vjeçari ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri në vitin 2020. Ai ishte pjesë e ekipit të ri, derisa në fundjavën e kaluar debutoi në Bundesliga kundër Bayern Munichut.
“Bayerni është klubi im dhe fakti që më jepet kjo mundësi më bën pafundësisht të lumtur”, ka thënë futbollisti shqiptar.
I lindur më 15 mars të vitit 1999 në Munih, nga prindër kosovarë nga qyteti i Shtimes, Shabani iu bashkua akademisë së Bayernit në sezonin 2017-2018, ndërkohë që më 28 prill të këtij viti debutoi në Bundesligë në fitoren 4:1 të bavarezëve përballë Eintracht Frankfurtit.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit












