Maqedonia
Merkel i thotë Zaevit se ka shpresë për negociata këtë vit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është kthyer nga Berlini me një premtim të ri nga kancelarja Angela Merkel.
Zaev, në Facebook, ka shkruar se kancelarja Angela Merkel ka informuar delegacionin nga Shkupi se Bundestagu do të sjellë në shtator vendim për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, Zaev ka deklaruar se kanë marrë premtimin se Bundestagu në shtator do të japë dritë jeshile për fillim të negociatave me BE-në dhe se Gjermania njeh rezultatet e arritura në rrugën e anëtarësimit.
Nga ana tjetër, kryeministri Zaev kishte përmendur se në rast se nuk merret datë për fillimin e negociatave në qershor, ai do ta kthejë mandatin për formimin e qeverisë.
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion














