Lajme
Merkel: Kufizimet Covid-19 ‘janë ndër vendimet më të vështira’ në karrierën time
Kancelarja Angela Merkel thotë se përpjekja për të kontrolluar përhapjen e Covid-19 në Gjermani ka qenë një nga periudhat më të vështira të karrierës së saj, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
Duke folur në Samitin Ekonomik në Berlin të martën, Merkel tregoi mirëkuptim për tendosjen e rëndë që po e përjetojnë banorët në Gjermani, raportoi Spiegel.
Merkel tha se ishte e vetëdijshme se kufizimet ishin një “barrë e demokracisë”. Por, ato janë të pashmangshme, theksoi ajo.
“Këto vendime janë ndër më të vështirat e mandatit tim në detyrë”, tha Merkel.
Sidoqoftë, Merkel bëri thirrje për më shumë përpjekje nga njerëzit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
“Për momentin situata mbetet serioze, madje do të thosha shumë serioze”, tha ajo, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? Moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe mungesa e shiut do të thotë që shumica e rajoneve zvicerane... -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër












