Bota
Merkel mban fjalimin lamtumirës
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur një fjalim emocional lamtumirës për partinë e saj demokratike në pushtet (CDU), nga e cila dha dorëheqje.
“Vlerat tona liberale duhet të mbrohen, brenda dhe jashtë”, tha ajo.
Ajo lë të kuptohet se po e mbështeste Annegret Kramp-Karrenbauer për t’ia dalë mbanë, duke lavdëruar punën e saj elektorale si kryeministre e Saarlandit, përcjell albinfo.ch.
Rivali kryesor i zonjës Kramp-Karrenbauer në votimin e CDU-së të premten është avokati milioner, Friedrich Merz.
Kanditati i tretë është ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili thuhet të ketë më pak mundësi për të fituar.
Në fjalimin e saj ajo paralajmëroi për sfida të ashpra përpara, përfshirë ndryshimet klimatike, ruajtjen e unitetit evropian dhe përballimin e Brexit-it.
Ajo i kujtoi CDU-së sukseset e tjera zgjedhore vitin e kaluar, duke mos përmendur pengesat e këtij viti në zgjedhjet shtetërore, të cilat ishin goditje të rënda për të.
“Unë nuk kam nevojë të jem kryetare e partisë që të mbetem e lidhur me këtë parti dhe unë jam ende kancelare”, tha ajo.
Ajo u zgjodh kancelare për herë të parë në vitin 2005 dhe nuk do të rikandidojë pas vitit 2021.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













