Lajme
Merkel: Mungojnë punëtorët e kualifikuar në Gjermani
Të hënën pritet të mbahet samiti mbi imigrimin në Berlini të Gjermanisë
Çdoherë e më shumë Gjermania po përballet me rrezikun e largimit të bizneseve për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar, ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Jemi në dijeni së shumë sektorë dhe biznese po kërkojnë punëtorë të aftë”, theksoi Merkel para një samiti që do të mbahet të hënën lidhur me këtë çështje.
“Kjo është arsyeja pse është shumë e domosdoshme për ne që të bëjmë çdo përpjekje për të rekrutuar një numër të mjaftueshëm specialistësh. Në të kundërtën, kompanitë do të duhet të migrojnë dhe sigurisht që ne nuk e duam këtë gjë”, theksoi ajo.
Është bërë e ditur se shumë përfaqësues nga qeveria gjermane, punëdhënës dhe sindikata do të takohen të hënën në Berlin, në një samit mbi imigrimin e punëtorëve të aftë dhe për mënyrën se si Ligji i ri i Imigracionit të Punëtorëve të Aftë në Gjermani të hyjë në fuqi sa më shpejt, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf