Lajme
Merkel nis zbatimin e ligjit që i mundëson kontrollin e pandemisë
“Asnjë vend që ka arritur të thyejë valën e tretë të pandemisë dhe pastaj ka nisur lehtësimin nuk e ka bërë këtë pa masa të ashpra, siç janë kufizimet shoqërore gjatë natës”, tha Merkel
Kancelarja Angela Merkel tha se, duke gjykuar nga përvoja e vendeve të tjera europiane, nuk kishte asnjë alternativë ndaj ligjit “të ashpër” antiCOVID-19 që hyri në fuqi sot në të gjithë Gjermaninë.
Ligji i njohur si “frena e urgjencës” detyron kufizime uniforme antiCOVID-19, siç është shtetrrethimi i natës, në zonat ku infeksionet po përhapen me shpejtësi, raporto Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ai fillon kur shkalla e infeksionit në një rreth të caktuar, e matur nga numri i rasteve gjatë javës së kaluar për 100 000 banorë, arrin më shumë se 100 për tri ditë rresht.
Një pjesë e gjerë e Gjermanisë e tejkalon kufirin, nga komunitetet rurale në qytete të mëdha, si Berlini, Këlni, Frankfurti dhe Mynihu.
“Asnjë vend që ka arritur të thyejë valën e tretë të pandemisë dhe pastaj ka nisur lehtësimin nuk e ka bërë këtë pa masa të ashpra, siç janë kufizimet shoqërore gjatë natës”, tha Merkel në mesazhin e saj të përjavshëm me video.
“Kjo është arsyeja pse Gjermania nuk mund të shmangë masat”, shtoi ajo.
Ligji, i miratuar këtë javë nga parlamenti, po debatohet ashpër, sepse lejon qeverinë federale të zëvendësojë vendimet e nivelit shtetëror, një ndryshim kryesor në marrëdhëniet midis qeverisë federale dhe atyre shtetërore.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












