Lajme
Merkel për koronavirusin: Po lëvizim mbi një shtresë shumë të hollë akulli
Në deklaratën qeveritare para Bundestagut të enjten, kancelarja gjermane u bëri thirrje gjermanëve për durim e disiplinë për të mos e humbur atë që është arritur. Gjermania është gati të paguajë shumq të larta për BE-në.
Fjalimi i kancelares Angela Merkel të enjten në Bundestagun e rralluar për shkak të koronavirusit u ndërpre disa herë nga duartrokitjet.
Në krizën e koronavirusit ajo bëri thirrje që të mos hiqet dorë nga disiplina dhe durimi.
Shifrat e infeksioneve të reja janë në rrugën e duhur, por ky është një sukses i ndërmjetëm, tha Merkel.
“Pikërisht sepse shifrat të japin shpresë, ndjehem e detyruar të them, se ky rezultat i ndërmjetëm është i brishtë. Ne lëvizim në një shtresë të hollë akulli, mund të thuash edhe shumë të hollë akulli. Nuk jemi në fazën e fundit, por të parë pandemisë”, tha Merkel.
“Kjo është e vërteta. Sidomos me përqendrim dhe durim në fillim mund të mënjanojmë që të kalojmë nga një shutdown në tjetrin apo të izolojmë grupe njerëzish me maj e të jetojmë me gjendje të tmerrshme në spitalet tona”, ka thënë më tej Merkel.
Në fjalimin e saj Merkel theksoi se nuk ka pasur vendim më të vështirë në mandatin e saj si kancelare, se sa ai që mori për sakrifikimin e disa të drejtave e lirive personale.
Kjo pandemi është një mbingarkesë për demokracinë, u shpreh Merkel. Por kufizime të forta janë të nevojshme.
Ato, sipas saj, janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu.
Merkel kritikoi landet gjermane që pas ujdisë mes federatës e landeve ndoqën secili rrugën e vet, si për shembull në drejtim të mbajtjes së detyruar të maskës.
Europa – fati ynë i përbashkët
Europa dhe kriza në të cilën po i fut koronavirusi vendet e Bashkimit Europian ishte po ashtu në fokus të fjalimit të kancelares gjermane.
Merkel tha se në dy vjetët e ardhshme do jenë të nevojshme shuma më të mëdha në buxhetin europian që edhe vendet e tjera të rimëkëmben.
Programet ekonomike do të duhet të japin impulse për ekonominë europiane.
Ne jemi një bashkësi që na lidh fati i përbashkët, e duhet ta tregojmë këtë këto ditë të pandemisë.
“Europa nuk është Europa nëse nuk e kupton veten si Europë e nëse nuk ndihmon në raste emergjente”, theksoi Merkel. “Nuk duhet të kemi iluzione, do jetë një periudhë e gjatë e vështirë”.
Merkel u shpreh kundër borxheve të përbashkëta në BE për përballimin e krizës. Edhe sikur të jetë vullneti politik, për këtë duhet të vendosin parlamentet e shteteve anëtare për dhënien e një pjese të kompetencave buxhetore të BE-së. Por “ky do të ishte një proces që kërkon shumë kohë dhe jo një proces që ndihmon drejtpërdrejt në situatën aktuale”./DW
E-Diaspora
-
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj... -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore Me uljen e votuar të dielën dhe të kritikuar nga e majta dhe sindikatat, paga minimale... -
Ekzekutivi i Cyrihut, “rrëshqet” tutje në të majtë -
Zgjedhjet në Cyrih: Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
Ministri zviceran i mbrojtjes kritikon vendet që zhvillojnë luftëra -
Katër arsye për numrin e ulët të “rasteve të ftohta” të zgjidhura në Zvicër














