Lajme
Merkel premton më shumë vaksina
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të shtunën u zotua se vendi do të rrisë ritmin e një programi mbarëkombëtar të vaksinimit kundër koronavirusit.
“Ka qenë një fillim i ngadaltë”, ka thënë Merkel, transmeton agjencia DPA, përcjell Albinfo.ch.
Sipas statistikave të fundit nga Instituti për sëmundjet infektive Robert Koch, afërsisht gjysmë milioni njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës, mesatarisht rreth 40,000 vaksinime të kryera në ditë në vendin me rreth 83 milionë banorë.
Qeveria është vënë nën presion për të rritur shpejtësinë dhe për të porositur më shumë vaksina nga Pfizer dhe BioNTech.
“Ne do të kemi vaksina të mjaftueshme për të gjithë në Gjermani”, tha Merkel, duke shtuar se brenda disa muajsh, autoritetet “do të jenë në gjendje të ofrojnë një vaksinim për këdo që e dëshiron atë”.
Të shtunën, Gjermania raportoi për 24.694 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.891.581. Nga sëmundja COVID-19, kanë vdekur edhe 1.083 persona dhe me këtë shifër numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 39.878.
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej











