Lajme
Merkel premton shpërndarje të vaksinave për vendet e varfra
Kancelarja sqaroi se pjesa më e madhe e kontributit të Gjermanisë do të bëhet përmes iniciativës COVAX, ku Gjermania është donatori i dytë më i madh.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka premtuar se Gjermania planikon një “kontribut të konsiderueshëm” drejt shpërndarjes së vaksinave antiCOVID-19 në vendet e varfra.
“Gjermania do të jetë përgjegjëse për 350 milionë doza vaksinash të shpërndara”, tha sot Merkel në përfundim të samitit të G7-s në Cornëall, Angli, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Këtu përfshihen edhe 30 milionë doza që Gjermania ka porositur për t’i dhuruar”, shtoi ajo, duke përmendur edhe problemet e furnizimit për prodhuesit e vaksinave.
Kancelarja sqaroi se pjesa më e madhe e kontributit të Gjermanisë do të bëhet përmes iniciativës COVAX, ku Gjermania është donatori i dytë më i madh.
“Qëllimi është të sigurojmë që të gjithë njerëzit të kenë akses në vaksinat. G7 ka rënë dakord që pandemia mund të mposhtet vetëm globalisht. Mënyra për të dalë nga pandemia janë vaksinat”.
Merkel përsëriti se G7 synon të shpërndajë një total prej 2,3 miliardë doza vaksinash deri në fund të vitit 2022.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











