Bota
Merkel: Të dëbohen më shpejt azilkërkuesit e refuzuar
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi dëbimin më të shpejtë të azilkërkuesve, kërkesat e të cilëve janë refuzuar si përgjigje ndaj sulmit në Berlin para Krishtlindjeve që mbeten të vrarë 12 persona.
“Sulmi i tmerrshëm në Berlin na detyron për të shkuar përtej masave të rrepta, por për të dërguar një mesazh të qartë”, tha Merkel në kongresin vjetor të nëpunësve civilë gjermanë në Këln.
Ajo bëri të ditur se një nga detyrat më të rëndësishme në muajt e ardhshëm do të jetë dëbimi i njerëzve, të cilët në mënyrë të paligjshme banojnë në Gjermani, dhe veprimi do të zbatohet nën moton e sigurisë për liri.
“Aty ku nuk ka ligje, duhet të zbatohen. Ata që gëzojnë mundësi për qëndrim afatgjatë në Gjermani, duhet të integrohen në shoqëri, e ata që nuk kanë nevojë për mbrojtje duhet të largohen nga Gjermania sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Merkel.
“Është e nevojshme për t’i bashkuar të gjitha forcat kombëtare për këta njerëz që të largohen. Kjo është një detyrë dhe sfidë për gjithë qeverinë”, tha kancelarja gjermane, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, tunizianin Anis Amri, autoritetet e kishin vlerësuar njeri potencialisht të rrezikshëm, por ai nuk u dëbua për shkak se Tunizia nuk ka dërguar dokumentet e nevojshme në Gjermani.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














