Shqipëria
Merret vendimi për njohjen e patentë shofereve të shqiptarëve në Itali
Që nga data 8 shtatori, patentat shqiptare të lëshuara nga data 24 janar 2017 e deri më sot do të njihen edhe në Itali.
Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të Ministrisë Italiane të Infrastrukturës dhe Transportit, ku është publikuar edhe lista e dokumentacionit që kërkohet për njohjen e lejeve të drejtimit.
Ministri i Diaspores në Shqipëri Pandeli Majko ka shkruar në rrjetin Facebook që kjo është meritë e institucioneve shqiptare bashke me ato italiane, përcjell albinfo.ch
“Njohja dhe konvertimi i patentave shqiptare në Itali është rezultat i një pune të organizuar dhe të drejtuar nga Koordinatori Shtetëror i Patentave, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Artan Shkreli me institucionet italiane, një bashkëpunim ky i arritur në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes qeverive të të dyja vendeve”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch
Lista e dokumentave të cilat janë të nevojshme për konvertimin e lejeve te vozitjes mund të gjindet ne likun e mëposhtëm:
http://www.dgtnordovest.it/joomla/index.php?option=com_content&id=264%3Aalbania&fbclid=IwAR2Mh9dlLdRtE3R-BmgBSUwojUxt4seiu37qC5_ycccs9-vRo-Fh4aMo6Ro
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













