CH-Ballkani
Mesazhi i Gjeloshajt për diasporën pasi fitoi në Tuz
Gjeloshaj shprehet i bindur se kur bashkohen shqiptarët, aty nuk ka lider, ndërsa zotohet se do të përçojnë mesazhin më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë përfshirë edhe ata në diasporë
Bartësi i listës së koalicionit shqiptar “Forumi Shqiptar” nga partia Alternativa Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se komuna e Tuzit aktualisht është në gjendje jo të mirë për shkak të moszhvillimit ekonomik dhe lënies së saj pas dore për një kohë të gjatë.
Ai ka folur për prioritetet si kryetar i ri i komunës së Tuzit pas fitores së koalicionit “Forumi Shqiptar” në zgjedhjet lokale.
“Komuna ka sjellë mundësi të reja, për zhvillimin e Tuzit. Ajo çfarë është esenciale është se do të bëjmë një administratë shqip, në të cilën do të frymohet shqip. Do të nisim edhe planin e zhvillimit urbanistik, thithjen e investimeve të huaja, motivimin e diasporës, që të vijnë të investojnë këtu, hapjen e vendeve të reja të punës dhe normal duke zhvilluar infrastrukturën e vendit tonë”, ka thënë ai.
Gjeloshaj shprehet i bindur se kur bashkohen shqiptarët, aty nuk ka lider, ndërsa zotohet se do të përçojnë mesazhin më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë përfshirë edhe ata në diasporë.
“Absolutisht do të bëjmë bashkimin e gjitha subjekteve që jemi këtu me diasporë, do të përçojmë një mesazh te të gjithë shqiptarët kudo që janë për atë që kanë bërë për këtë proces zgjedhor për ne”, tha Gjeloshaj, përcjell albinfo.ch.
Në garën për të parin e Tuzit, i cili ka marrë statusin e plotë të komunës së pavarur më 1 shtator të vitit të kaluar, kanë garuar pesë parti politike dhe koalicioni i tri partive kryesore politike shqiptare, i cili ka fituar zgjedhjet duke marrë 16 mandate, duke bërë që kjo të jetë komuna e parë që udhëhiqet nga shqiptarët në Mal të Zi, derisa në Ulqin shqiptarët pësuan humbje në zgjedhjet e vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit












