Gjuha
“Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër”, një monument përjetësie
Ky libër është tempull i skalitur bukur me qindra e qindra emra, shqiptarë e zviceranë, prindër e nxënës, mësuese e mësues. Në këtë monografi e kemi një shtëpi të madhe, ku rrimë përjetësisht bashkë e nuk humbet dot puna jonë
Kur e peshova në duar këtë libër, m’u duk i lehtë, por kur lexova edhe faqen e fundit të tij, duart e mia nuk e mbanin dot. I thashë vetes: një vepër me vlera të jashtëzakonshme dokumentuese.
S’ka hiç dyshim: mësuesi i vyeshëm dhe i palodhshëm Hamzë Morina na e ka falur një libër-meteor: lëshon rreze të forta mbi marrëdhëniet zvicerano-shqiptare që prej vitit 1431 e deri më sot. Faqet e librit vërtetojnë një dëshmi të rëndësishme: Zvicra e vogël ka pasur, gjithmonë, zemër të madhe për ne, shqiptarët. Nuk është e çuditshme, prandaj, pse personalitete tona të famshme kanë gjetur këtu, në Zvicrën e mrekullive, rehati shpirtërore e mundësi për t’u dëshmuar, si: Elena Gjika, Andon Zako-Çajupi, Aleksandër Moisiu, Ismail Qemali, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, e të tjerë, e të tjerë. Nuk është e rastësishme pse poeti ynë i madh Naim Frashëri, para 150 vjetësh, për gjashtë muaj, është shëruar prej tuberkulozit në banjën e nxehtë të Badenit. Por, edhe shumë zviceranë si: Karl Weber, Wiliam Martin, Robert Kempner, Robert Hodel etj., kanë shkruar për shqiptarët, për të kulmuar me shembëlltyrën e Prof. Dr. Basil Schader, dashamirës i madh i popullit shqiptar, i gjuhës dhe i kulturës së tij. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë mikpritjen e përzemërt që na ofroi shteti i Zvicrës në kohën e gjenocidit serb në Kosovë, në vitin 1999.
Shpërndarësi i dritës së mendjes Hamzë Morina, me dellin e hulumtuesit të saktë, në libër na jep pavarësimin e shkollës shqipe të mësimit plotësues prej sistemit arsimor të ish-Jugosllavisë që prej 20 shtatorit 1990, kur në Glarus u hap paralelja e parë me mësuesen Drita Krasniqi. Me fjalë, me dokumente e me fotografi na dhuron rritën e Lidhjes së Arsimtarëve dhe të Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashëri” e cila, prej Kuvendit të Zofingenit, më 26 mars 1995, u bë bartëse zyrtare e organizimit të mësimit plotësues shqip në Zvicër. Natyrisht, pa ndihmën e autoriteteve zvicerane, nuk mund të bëhej kjo veprimtari kaq e çmueshme. Ky mund e përkushtim i dyanshëm e bënë të aftë LAPSH “Naim Frashëri” që të organizojë, me sukses, edhe Konferenca Kombëtare, Seminare, Simpoziume e manifestime kulturore-artistike.
Në pjesën e dytë të librit mësuesi Hamzë, me një pedantëri fort të lakmueshme, sjell jetëshkrimet e mësueseve e të mësuesve në kantonin e Aargaut. Libri na thotë se, për 30 vjet, fëmijëve mërgimtarë u mësuan gjuhën e ëmbël shqipe 19 mësuese e 15 mësues si dhe 12 mësuese e katër mësues të cilët nuk i kanë sjellë shënimet biografike. Se kjo traditë nuk do të shkëputet na dëshmon rasti i familjeve të Milaim Rexhajt e të Muhamet Fetahajt të cilat, me tri gjenerata, janë angazhuar në mbarëvajtjen e mësimit plotësues shqip.
Për modesti, në parathënie, autori e quan këtë libër “Monografi të thjeshtë”. I nderuar kolegu im Hamzë Morina: libri yt është tempull i skalitur bukur me qindra e qindra emra, shqiptarë e zviceranë, prindër e nxënës, mësuese e mësues. Në monografinë tënde e kemi një shtëpi të madhe ku rrimë përjetësisht bashkë e nuk humbet dot puna jonë.
Prandaj: shëndet e penë të mprehtë edhe për shumë e shumë vjet, mësuesi ynë i dashur, Hamzë Morina!
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? Shifrat qeveritare tregojnë se pagat e disa banorëve të huaj që mbajnë leje B janë mjaft... -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih

















