Teatër
‘Met Gala’ grumbulloi një rekord prej 17,4 milionë dollarësh
E gjithë ajo magjepsje e artë solli ar të vërtetë, shkruan faqja apnews.com për mbrëmjen e njohur të artit Met Gala.
”Met Gala e këtij viti fitoi një rekord prej 17,4 milionë dollarësh”, theksuan zyrtarët e muzeut.
Galaja vjetore është një mbledhje fondesh për vetëfinancimin e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit.
Paratë jepen për drejtimin e institutit dhe organizimin e ekspozitave vjetore të suksesshme, si ajo aktuale ”In America: An Anthology of Fashion”, që u prezantua të hënën dhe që do të hapet për publikun më 7 maj.
Kjo ekspozitë është pjesë e një shfaqjeje të madhe me dy pjesë që eksploron rrënjët e modës amerikane.
Galaja tradicionalisht mbahet të hënën e parë të majit, por për shkak të pandemisë, versioni 2021 u mbajt shtatorin e kaluar.
”Dy galatë së bashku sollën 33,7 milionë dollarë”, sipas institutit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre















