Shqipëria
Meta premton heqjen e barrierave për librin në raportin Shqipëri-Kosovë
Ai ka thënë se i kupton vështirësitë e botuesve por tha pasi që janë në prag të mbledhjes së dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë do të kërkohet që të hiqen barrierat dhe të hiqen automatikisht çdo pengesë për qarkullim e librave
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vizitoi mbrëmë ka vizituar panairin e librit “Tirana 2017” ku ka vizituar stendat dhe pavionet e shtëpive botuese ku ekspozohen botime të ndryshme në shqip dhe gjuhë të huaja, transmeton albinfo.ch.
Meta në takimin që pati me disa përfaqësues të shtëpive botuese, përgëzoi ata për këtë angazhim. “Dua të shpreh mbështetjen edhe për nismën ‘Të lexojmë së bashku’, sepse është vërtetë një nismë shumë pozitive jo vetëm për të nxitur leximin, për të inkurajuar të rinjtë, dhe fëmijët sidomos për t’i kushtuar një vëmendje edhe më të madhe librit, por edhe njëkohësisht për të nxitur debatin mbi librin, aftësitë krijuese të secilit, sepse të lexosh një libër, do të thotë të kesh një shok më shumë në sfidat e tua, në përpjekjet e tua për të ecur drejt ëndrrave. Dhe për të rinjtë, për fëmijët është e domosdoshme që të lexojnë sa më tepër, që të kenë sa më shumë vetëbesim për realizimin e projekteve të tyre”, ka thënë presidenti Meta.
Ai ka thënë se i kupton vështirësitë e botuesve por tha pasi që janë në prag të mbledhjes së dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë do të kërkohet që të hiqen barrierat dhe të hiqen automatikisht çdo pengesë për qarkullim e librave.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës











