Lajme
Meta pret kryeparlamentaren zvicerane, Markwalder
Kryetari i Kuvendit dhe Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Konfederatës Zvicerane diskutuan për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve parlamentare midis dy vendeve tona si dhe ndanë bindjen se marrëdhëniet do të forcohen akoma edhe më tej
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur të shtunën në takim Kryetaren e Këshillit Kombëtar (Dhomës Nacionale të Parlamentit) të Zvicrës, znj. Christa Markwalder, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë. Meta në fjalën e tij vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Ai i cilësoi ato si të veçanta falë pranisë tepër domethënëse të komunitetit shqiptar në këtë vend mik si dhe në kuadër të gjithë vlerave, që Shqipëria dhe Zvicra ndajnë së bashku si dy vende demokratike dhe të interesave të përbashkëta, shkruan kohajone.al.
Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit dhe Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Konfederatës Zvicerane diskutuan për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve parlamentare midis dy vendeve tona si dhe ndanë bindjen se marrëdhëniet do të forcohen akoma edhe më tej dhe do të konkretizohen në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.
Dy bashkëbiseduesit vlerësuan rritjen e bashkëpunimit parlamentar dhe të një bashkëpunimi edhe më ngushtë sidomos në funksion të rritjes së shkëmbimeve ekonomike, tregtare. Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin e Kooperacionit Zviceran përmes asistencës shumëdimensionale që ofron në Shqipëri dhe në drejtim të projekteve të fuqizimit të qeverisjes vendore, të forcimit të shoqërisë civile dhe mjaft drejtime të tjera.
“Ne shpresojmë se edhe si rezultat i progresit që Shqipëria po realizon, edhe si rezultat i suksesit që besojmë që do të ketë zbatimi i reformës në drejtësi, në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, të përmirësimit të klimës së biznesit, do të kemi shumë më tepër investitorë zviceranë në të ardhmen, të cilët investojnë në Shqipëri, por edhe njëkohësisht ta përdorin Shqipërinë, si një bazë solide për investimet e tyre, në rajonin tonë”, – tha Meta gjatë takimit.
Nga ana e saj, Christa Markwalder, vlerësoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe shprehu kënaqësinë e saj që Zvicra ka mundur të japë kontributin e saj me anë të bashkëpunimit në fushën e forcimit të institucioneve dhe përmes projekteve zhvillimore.
“Ne e mirëpresim rolin konstruktiv dhe të moderuar të Shqipërisë në rajon dhe kjo është një tjetër arsye pse ne duam të forcojmë lidhjet mes dy parlamenteve tona dhe të vazhdojmë këtë miqësi të mirë që kemi ndërtuar tashmë”, tha Christa Markwalder.
Në përfundim të takimit Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Christa Markwalder, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













