Lajme
Meta sfidon Twitter
Meta synon të krijojë një aplikacion të ri për të nxjerrë nga tregu Twitter, e ky aplikacion do të jetë rrjet social me tekst.
BBC-së i ka thënë një zëdhënës në Meta se po eksplorojnë mundësitë për një rrjet social për shpërndarjen e mesazheve të shkruara. “Besojmë se kemi një mundësi për një hapësirë të ndarë ku krijuesit dhe figurat publike mund të ndajnë të dhëna sipas interesit të tyre”, ka deklaruar ky burim.
Një aplikacion i ngjashëm me Twitter, do t’i jepte përparësi Meta-s, pikërisht në këtë kohë dhe kaosin me të cilin po përballet kompania që drejtohet nga Elon Musk.
Kompanitë kanë pushuar së kërkuar nga Twitter rikthimin e llogarive dhe pagesa për llogari të verifikuara, për shkak të mashtrimeve të shumta.
Sipas MoneyControl emri i koduar i aplikacionit të ri është P92 dhe i lejon përdoruesit të kyçen përmes llogarisë ekzistuese të Instagram-it, shkruan BBC, përcjellë Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve Kutitë me qumësht pluhur për foshnja, të cilat mund të jenë të rrezikshme, janë gjetur akoma... -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud














