Kosova
MI: Rrugët në Kosovë, të kalueshme, kujdes gjatë vozitjes
Ministria e Infrastrukturës e Kosovës njofton se të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhët në Kosovë janë të kalueshme, por që kërkohet nga ngasësit të mos udhëtojnë pa pajisje dimërore dhe ta përshtatin shpejtësinë. “Që nga mesnata kur edhe kanë filluar reshjet e para të borës, kompanitë e kontraktuara nga ministria i kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që ato të jenë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim rrugor”, thuhet në njoftim.
Ndërsa rrugët me vështirësi të kalueshme janë në Prevallë, Rugovë e Bajgorë, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, në një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar kujdes më të shtuar nga ngasësit e veturave. “Në orët e para të mëngjesit jam informuar nga të gjithë menaxherët rajonalë se kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora. Si rezultat, qytetarë të dashur, këtë të diele mund të lëvizni lirshëm”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”














