Opinione
Migracioni një sfidë për sigurimin social së Maqedonisë Veriore
Ndër arsyet kryesore të ndryshimit demografik të popullsisë së Maqedonisë Veriore është edhe migracioni.
Ky fenomen vazhdon të jetë gjithashtu prezent në shkallë të gjEr]E në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit Jug– Lindor. Projeksionet në vitet e ardhshme nuk janë optimiste, aq më shumë kur kemi të bëjmë me një fenomen tashmë të njohur në vendet e Ballkanit Perindimor të cilat tashmë janë anëtare të BE-së.
Pyetja që na interpelon është të kuptojmë se a është fjala për një migracion të vërtetë apo bëhetë fjalë për një mobilitet të krahut të punës në tregun e punës të BE-së? Nëse zgjedhëm opcionin e dytë, atëherënuk kemi nevoj të alarmohemi shumë përveç të pranojmë se ky fenomen më shumë na frigon se po bën keq. Duhet kuptuar këtë mobilitet të popullsisë si një lëvizje të krahut të punës për kushte më të mira për jetë e jo si një migracion definitivëapo i pa këthyeshëm.
Një çështje tjetër që ven në evidencë ky migracion është se kjo popullsi që migron nëcilësin e krahut të punës do të jetë një sfidë për sigurimin social. Për vendet e imigrimit është obligim që këta puntor të kenë njëmbrojtje sociale në vendet ku punojnë. Këto puntor që do të punojnë në vendet e BE-sëduhet të kyçen në sistemin e sigurimevesociale të vendeve ku punojnë, p.sh: sigurimi i pleqësisë, i invaliditetit, i aksidentit, i ndihmave familjare etc. Për vendet e emigracionit është një sfidë tjetër që emergjon edhe ate në rafshin e ligjislacionit,të përmisojnë infrastrukturën ligjore për të mbrojturë popullsinë e tyre në aspektin juridik.
Sigurishtë janë puntorët që do të punojnë në tregun e BE-së që do të prekën më shumënëse shteti i imigracionit ose shteti i emigracionit nuk janë në nivelin e detyrës. Prandaj, do të ishte shumë e arsyshme që puntorët që migrojnë në tregun e punës së BE-së t’informohën për të drejtat dhe obligimmet që dalën nga fusha e sigurimeve sociale. Pyetjet që do të interpelojnë më shumë në të arrdhmen puntorët migrues janë: pensioni i plqërisë në çfarë moshe? pensioni i invaliditetit si të kërkohet? pensioni i fatkeqsisë (aksidentit) si të veprohët? Ndihëmat e fëmijeve nga cila kohë kemi të drejtë) etc.
Marveshja për stabilizim dhe asocimit në mes BE dhe Maqedonisë Veriore përmbanë dispozita ligjore që mbulojnë fushën e sigurimit social. Kështu dispozitat e Marveshjës për stabilizim dhe asocimitparashohën regëllat e kordinimit dhe parimet kryesor të sigurimit social siç janë: trajtimi i barabartë, ligji kompetent, totalizimi i kontributeve, bartja e kontributeve si dhe ndihma administrative.
Pountorët migrues së Maqedonisë Veriore mundet me kërkuar që të respektohen të drejtat e tyre në fushën e sigurimit social në vendet e imigracionit, sigurishtë po që se ato dëshirojnë tirelalizojnë të drejtat e tyre. Një e drejtë mundet të relalizohet po që se ajo ushtrohet.
Opinion nga Dr. Abdulah Ahmedi
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit Vala e zgjatur e të nxehtit ka shkaktuar rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për kondicionerë në... -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit















