Jeta në Zvicër
Migrantët janë gjithnjë e më të shkolluar dhe qëndrojnë më pak në Zvicër
Analiza që i është bërë një grupi personash të ardhur në Zvicër në vitin 1998 ka treguar se gjysma e tyre e kanë braktisur Zvicrën pas 16 vitesh qëndrimi këtu
Të huajt që migrojnë në Zvicër janë gjithnjë më të kualifikuar dhe qëndrojnë më pak këtu, se sa që këtë e bënin më parë. Këtë e tregojnë rezultatet e një studimi të publikuar sot, shkruan sda.ch
Ky studim i realizuar nga ekipi hulumtues «nccr – on the move» dëshmon se migracioni ka pësuar shumë më tepër ndryshime në krahasim me atë që është menduar deri tash.
Për realizimin e studimit janë shfrytëzuar të dhënat nga Zyra Federal e Statistikave dhe Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), transmeton albinfo.ch. Këto të dhëna tregojnë se sot, më shumë se gjysma e migrantëve që punojnë në Zvicër kanë një diplomë shkollimi të lartë.
Edhe ndër migrantët nga vendet tradicionale ë prejardhjes si Italia ose Spanja, gjysma e atyre të ardhur pas vitit 2010 kanë një diplomë shkollimi të lartë.
Analiza që i është bërë një grupi personash të ardhur në Zvicër në vitin 1998 ka treguar se gjysma e tyre e kanë braktisur Zvicrën pas 16 vitesh qëndrimi këtu.
Treguesit e shqyrtuar tregojnë po ashtu se migrimi në Zvicër bëhet kryesisht për qëllime profesionale.
Gjysma e migrantëve të ardhur në Zvicër nga viti 1991 deri në vitin 2015 janë nga një vend evropian, përcjell albinfo.ch. Më të shumtët janë nga Gjermania. Pas tyre vijnë ata nga Portugalia, Italia dhe Franca.
Të huajt që kërkojnë azil, përbëjnë vetëm 2.3 për qind nga rreth 2 milkionë të huajt që jetojnë në Zvicër.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










