Kultura
Migrimi, temë bosht në “Lojën me 3 pika” të Adem Dërmakut
Nëse të 50 punimet, sa janë prezantuar në këtë ekspozitë kanë një emërues të përbashkët, ai gjithsesi është migrimi gjegjësisht tema e lëvizjes së njerëzve, si në rrafshin shqiptar ashtu dhe në atë global
“Loja me tri pika” titullohet ekspozita më e re e grafistit shqiptar me qëndrim në Zvicër, Adem Dërmaku, e hapur mbrëmjen e të premtes në “KunstRaum” Cyrih. Dërmaku është edhe kurator i ekspozitës, në vernisazhin e së cilës, me një vështrim rreth punimeve të tij është paraqitur historiania zvicerane e artit, Dr. Mechthild Heuser.
Nëse të 50 punimet, sa janë prezantuar në këtë ekspozitë kanë një emërues të përbashkët, ai gjithsesi është migrimi gjegjësisht tema e lëvizjes së njerëzve, si në rrafshin shqiptar ashtu dhe në atë global. Këtë e thotë për albinfo.ch edhe autori i punimeve të ekspozuara, i cili thotë se në pothuaj çdo vepër artistike ka një element që lidhet me temën e përmendur. Veturat, aeroplanët, valixhet dhe elemente te ngjashme që shënojnë lëvizjen, janë objektet që identifikohen më së shpeshti në krijimet e Dërmakut, të përmbledhura në këtë ekspozitë. Ndërsa “tri pikat” nga titulli i ekspozitës, autori thotë se i gjen në të gjitha punimet, ku të fshehura e ku më të dukshme. Sipas tij, pika e parë lidhet me politikën si art, pika e dytë personifikon jetën sociale dhe e treta, punën.
Përgjithësisht, mund të thuhet se tematika sociale e politike e ndjek Dërmakun gjatë gjithë krijimtarisë së tij të deritashme.
Në ekspozitën më të re, autori ka paraqitur punime në grafikë, pikturë dhe vizatim. “Nga grafika kam këtu punime me shtypit të thellë monotipi (një teknikë që mund të punohet vetëm në atelienë në të cilën punon Dërmaku), pastaj me shtypje të thellë dhe bakërshkrim. Duhet theksuar se edhe pse grafika, punimet në monotipi kanë vetëm origjinalin, gjegjësisht nuk bëhen kopje nga to. Bëhet fjalë për shtatë krijime në këtë teknikë. Krijimet në pikturë janë kryesisht akrilik në pëlhurë, sqaron më tutje autori për albinfo.ch.
Por a përbëjnë këto punime një fazë të re në krijimtarinë e Adem Dërmakut dhe në çfarë periudhe janë krijuar ato? “Të gjitha krijimet që po i shihni këtu, janë të ekspozuara për herë të parë. Pra ato i takojnë një periudhe të fundit dyvjeçare, gjegjësisht janë krijuar pas ekspozitës së fundit të madhe personale që e kam pasur pikërisht para dy viteve po në Cyrih”, shprehet artisti. Por, gjatë kësaj periudhe ai ka pasur edhe një sërë paraqitjesh, pjesëmarrjesh në ekspozita kolektive në Zvicër dhe jashtë saj. Vlen të përmendet këtu, veç tjerash pjesëmarrja e tij në Panairin e arteve në Paris, një ndër më të mëdhenjtë në botë, i cili u mbajt në fillim të tetorit.
Atmosferën artistike të kësaj mbrëmjeje e ka pasuruar me disa pika muzikore edhe kitaristi i ri, shumë i talentuar me rrënjë nga Kosova, Ron Atiqi.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët nga 12 nëntori deri më 3 dhjetor 2016. Ajo mund të vizitohet nga e hëna deri të premten prej orës 9 deri në orën 18 ndërsa të shtunave nga ora 12 deri në orën 16.
Adresa: KunstRaum, Eglistrasse 8, Zürich
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë
























