Shkurt.ch

“Migros” bojkoton produktet e “Nivea”-s

Bojkoti ka të bëjë me 19 shamponë dhe kondicionerë nga Nivea. Produktet që shitësit kanë ende në magazina aktualisht ofrohen me një ulje të çmimit prej 50 për qind dhe shitja zgjat deri më 11 maj.

Migros argumenton se pronari gjerman i Nivea-s, Beiersdorf, kërkon çmime blerjeje që janë shumë të larta dhe të padrejta, pasi ato janë shumë më të larta se çmimi i shitjes në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Migros beson se ka dy mënyra në të cilat produktet Nivea mund të kthehen në rafte; nëpërmjet negociatave të suksesshme me Beiersdorf, ose duke gjetur shitës alternativë të produkteve të njëjta.

Negociatat janë ende në vazhdim, por është e paqartë kur të dy palët do të gjejnë një zgjidhje.