Shkurt.ch

Migros, prapë probleme me produktet

Zinxhiri i supermarketeve Migros ka arritur të vërej se në paketat e pulave ekziston mundësia që ato të përmbajnë pjesë të vogla metalike.

Paketat e prekura janë pula M-Classic me një datë të skadimit të qershorit, përcjell albinfo.ch.

Produkti është shitur në dyqane, si dhe në internet nëpërmjet LeShop.

Migros thonë se klientët qe kanë blerë pako ta rikthejnë për një rimbursim të plotë.