Lajme

Migros prezanton aparatin më të ri të kafesë në botë

Shitësi më i madh me pakicë i Zvicrës zbuloi aparatin e tij të ri të kafesë që përdor kapsula pa shtresë plastike ose alumini, përcjell albinfo.ch.

E quajtur “CoffeeB”, makina e re përdor kapsula kafeje plotësisht të kompostueshme, të cilat kanë formën e një topi.

“Ndërsa kapsulat konvencionale janë pjesërisht të riciklueshme, shumë përfundojnë gjithsesi në plehra. Makina dhe kapsulat e reja, nga ana tjetër, i ofrojnë përdoruesit komoditet dhe zero mbetje”, tha presidenti i Migros, Fabrice Zumbrunnen, në një konferencë për shtyp.