Bota
Nxënësit protestojnë kundër ndryshimeve klimatike
Mijëra nxënës britanikë bojkotuan dje orët e mësimit dhe protestuan në disa qytete të Britanisë së Madhe për të kërkuar vendime politike kundër ndryshimeve klimatike.
Në ”Parliament Square” në Londër, sheshi që ndodhet përpara Parlamentit, qindra adoleshentë u mblodhën duke hedhur slogane si ”Shpëtoni planetin tonë” me flakadanë në duar. Ata u kacavirën mbi statuja për të ngritur alarmin mbi degradimin e mjedisit.
”Ne jemi përfshirë vetë në këtë situatë të rrezikshme, prandaj është përgjegjësia jonë për të dalë’’, tha për median Hal, 15 vjeç i cili ndjek shkollën në lindje të kryeqytetit, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Manifestimi është më tepër një mesazh drejtuar politikanëve, një mënyrë për të sensibilizuar mbarë opinionin publik.
Protestuesit marshuan me pankarta në duar ku mund të lexohej ”Ne mbrojmë atë që duam’’, ”Unë do të ndëshkohem për këtë’’ apo ”Do ta bëjmë sërish të mrekullueshëm planetin” (“Make Earth Cool Again”).
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














