Lajme
Mijëra qytetarë serbë “pushtojnë” Beogradin
Studentët kanë paralajmëruar “protestën më të madhe ndonjëherë”
Sot, mijëra serbë janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, në një protestë antiqeveritare, duke paralajmëruar edhe dhunë, përcjell albinfo.ch.
Studentëve iu bashkuan në qendër të Beogradit edhe shumë qytetarë nga i gjithë vendi, ndërsa pritet që protesta të intensifikohet në çdo moment.
Vlen të theksohet se godinat qeveritare dhe ajo e Parlamentit serb janë rrethuar me masa të forta sigurie.
Nga ana tjetër, pritet të mos mungojnë as mbështetësit e Vuçiçit.
Vetë presidenti serb, Vuçiç, mbrëmë në një dalje publike për mediat, ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë dhunën dhe se ata që prishin qetësinë do të arrestohen e ndëshkohen rëndë.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që të qëndrojnë të qetë. U kërkoj prindërve, pasi kemi shumë indikacione, shumë grupe që paralajmërojnë dhunë, të mos i nxjerrin fëmijët në rrugë nëse nuk është e nevojshme. Shteti i Serbisë do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar paqen”, shprehet Vuçiç.
Protestuesit kërkojnë ndëshkimin e përgjegjësve për shembjen e strehës që solli vdekjen e 15 personave në stacionin hekurudhor të Novi Sadit nëntorin e vitit të kaluar.
Përpara protestës, mediat proqeveritare kanë transmetuar përgjime të organizatorëve të protestës, ku thuhet se ata po mbledhin maska kundër gazit lotsjellës.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?













