Futboll
Milaim Rama, Kampion në kampionatin jozyrtar të Botës në Futbollin në Borë
Milaim Rama ishte futbollisti i parë shqiptarë që e ka bartur fanellën e Zvicrës në sezonin 2003/2004.
Tani pas pesëmbëdhjetë/gjashtëmbëdhjetë vitesh, Rama edhe njëherë bëhet futbollisti i parë shqiptarë që përsëri e veshë fanellën e Zvicrës, por kësaj here në kampionatin jozyrtar të futbollit në Borë të mbajtur me datë 10 dhe 11 Janar të këtij viti, njofton albinfo.ch.
Zvicra është shpallur kampione e Kampionatit jozyrtar të Botës në Futbollin në Borë, të mbajtur në fshatin në Alpine, Arosa të Zvicrës.
“Unë isha për herë të parë në këtë Kampionat Botëror në Borë. Të jesh në mesin e këtyre yjeve, ishte kënaqësi dhe mbetet në kujtimet e mija të bukura. Do të thotë isha për herë të parë dhe e morëm vendin e parë. Ishte viti i 9-të që organizohet ky eveniment dhe Zvicra e ka fituar për herë të tretë. E gjitha ishte mbresëlënëse”, deklaroi ish futbollisti Milaim Rama, në deklaratën ekskluzive për albinfo.ch.
Ky kampionat është mbajtur për herë të nëntë dhe Rama bëhet futbollisti shqiptarë që merr pjesë në këtë garë. Këtë vit kanë garuar katër ekipe, si Zvicra, Gjermania, Holanda dhe ekipi i Yjeve.
Ekipet e lartpërmendura janë paraqitur me emra dhe yje të njohur, si Mario Basler, Murat Yakin, Alexander Zickler, Stéphane Chapuisat, Philipp Degen, Michael Mols, Gerald Vanenburg dhe të tjerë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026















