Futboll
Milot Rashica pranë rikthimit në Bundesligë, i thotë “po” Monchengladbach
Sulmuesi i krahut i Beshiktashit, Milot Rashica, është një hap më afër rikthimit në futbollin elitar gjerman. Sipas asaj që raporton të premten mediumi turk “sonbirsoz”, reprezentuesi kosovar ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Borussia Monchengladbach, transmeton albinfo.ch.
Negociatat mes dy klubeve janë në zhvillim e sipër, por ende nuk është arritur një marrëveshje zyrtare. Beshiktashi është i gatshëm ta lirojë Rashicën nëse pranon një ofertë prej 9 deri në 10 milionë euro, shkruan mediumi turk.
29-vjeçari nga Vushtrria nuk është i panjohur për Bundesligën. Ai ka luajtur më parë për Werder Bremen nga viti 2018 deri më 2021, ku la gjurmë me paraqitjet e tij dinamike dhe aftësinë për të ndryshuar ritmin e lojës.
Rashica është pjesë e Beshiktashit që nga vera e vitit 2023, kur u transferua nga Norwich City për shumën prej 5 milionë eurosh. Ai ka kontratë me klubin turk deri në verën e vitit 2027. Para se të vishte fanellën e Beshiktashit, Rashica ka qenë pjesë edhe e Galatasarayt në Superligën turke, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












