Futboll

Milot Rashica vizitohet nga nxënësit shqiptarë që jetojnë në Gjermani

Milot Rashica është futbollisti i momentit jo vetëm te Werder Bremen por edhe në kampionatin gjerman.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë vit në Bundesliga.

22-vjeçari ka arritur të shënoj 10 gola mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë ku ka bërë edhe dy asistime.

E falë golave të Milotit, Werder Bremen ka siguruar edhe gjysmëfinalen e Kupës gjermane.

Miloti është bërë ndër lojtarët më të pëlqyer nga tifozët e Werder Bremenit, ndërsa klubi së fundmi i ka bërë një befasi djaloshit nga Vushtrria, shkruan telegrafi,përcjell albinfo.ch.

Dhjetëra nxënës shqiptarë që mësojnë në Gjermani e kanë vizituar Rashicën në ambientet e klubit ku kanë pasur mundësi të bashkëbisedojnë dhe të bëjnë foto me të.

E këtë befasi Werder TV e ka regjistruar të gjithën për ta publikuar në kanalin zyrtar në Youtube.

‘Milot Rashica – Krenaria e Kosovës’ është titulluar video 12 minutëshe ku shihen nxënësit shqiptarë në takim me Rashicën.