Kosova
Minatorët e ngujuar në Trepçë, jashtë rrezikut për jetën
Më shumë se 100 minatorë të ndërmarrjes Trepça kanë mbetur të ngujuar nëpër horizontet e minierave, pasi është djegur një trafo që ndodhet në Parkun e biznesit në Mitrovicë.
KEDS njofton se ka dërguar ekipet në vendin e ngjarjes, në mënyrë që të tejkalohet situata.
“KEDS ka arritur të rikthejë energjinë elektrike për rreth 2/3 e konsumatorëve të Mitrovicës, duke e kaluar furnizimin nga linjat që vijnë nga Vushtrria, ndërsa nuk ka alternativë për konsumatorët që furnizohen nga Trepça dhe linja e KOSTT-it në Shupkofc, përkatësisht një pjesë e Mitrovicës dhe fshatrat afër, nga Mitrovica në drejtim të Vushtrrisë”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch
Ndërsa kryetari i Sindikatës së punëtorëve në Stantërg, Shyqyri Sadiku, ka thënë për mediat në Kosovë se janë duke bërë përpjekje që përmes lidhjeve elektrike alternative të mundësohet dalja e minatorëve. Ai ka thënë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













