Bota
15 minatorë rusë humbin jetën në një minierë ari
Të paktën 15 minatorë kanë ndërruar jetë pas shembjes së një pende në një minierë të arit në rajonin e Siberisë, të quajtur Krasnoyarsk Krai, deklaruan autoritetet e Situatave Emergjente të Rusisë.
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e pendës, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.
Ministria e Shëndetësisë në Rusi tha se 14 minatorë u dërguan në spital dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Komiteti Hetues i Rusisë tha në një njoftim se ka hapur hetimet për kanosje të rrezikut në minierën e arit.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, penda i ka takuar kompanisë Sibzoloto, e cila nuk është deklaruar për rastin deri më tash. Më shumë se 270 persona janë përfshirë në operacion të kërkim-shpëtimit.
Më 2009, 75 persona kishin mbetur të vdekur nga një vërshim i madh në termocentralin hidroelektrik në Khakassia të Siberisë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













