Shqipëria

Minatorët, në protestë para Kryeministrisë në Tiranë

Minatorët e Shqipërisë kanë protestuar para Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar miratimin e statusit. Ata thanë se nuk do të largohen nga Kryeministria pa siguruar miratimin e statusit të tyre.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë u shpreh se nuk do të presin pastrimin e skemës së pensioneve nga abuzuesit, që të miratohet statusi i tyre, duke qenë se ky proces është zvarritur prej vitesh nga shteti shqiptar, përcjell albinfo.ch.

Protesta, por pa rezultat, minatorët mbajtën edhe javën e kaluar.