Lajme
Ministri britanik flet me cinizëm për emigrantët: T’i kthejmë në “burgun lundrues”
Sekretari britanik i Shëndetësisë është treguar tepër cinik kur i është përgjigjur në SkyNews pyetjes nëse emigrantët e zhvendosur nga anija e kthyer në qendër pritjeje në Portland duhet të rikthehen aty.
Edhe pse uji që furnizon kompleksin u konstatua me një bakter të rrezikshëm të quajtur Legionella, çka bëri që 39 azilkërkues të zhvendoseshin prej “burgut lundrues” pak ditë pasi u vendosën aty, Steve Barclay mendon se ata duhen rikthyer.
“Po, po, sepse kushton rreth 6 milionë paund në ditë kostoja e hoteleve për mbajtjen e tyre. Është e rëndësishme që ne të ruajmë standardet e sigurisë, por gjithashtu të reflektojmë presionin mbi pozicionin e tatimpaguesve britanikë për sa u përket atyre 6 milionë paundëve”, ishte përgjigjja e Barclay, kur u pyet për rikthimin e mundshëm të azilkërkuesve në anijen Bibby Stockholm.
Reagimi i tij i prerë dhe aspak njerëzor vjen në një kohë përplasjesh në ishull përsa i përket zbulimit të Legionella-s në ujin e pijshëm.
Bakteret Legionella mund të shkaktojnë infeksione në mushkëri, pneumoni dhe ethe. Infeksion i tyre në mushkëri mund të jetë potencialisht vdekjeprurës dhe njihet si sëmundja e Legjionarëve.
Sakaq, azilkërkuesit u larguan nga anija e kthyer në qendër strehimi të premten, por më vonë doli se ata qëndruan atje edhe katër ditë pas zbulimit të bakterit në ujë.
Fatmirësisht asnjë nga emigrantët nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes, sipas Home Office, por masat e ndërmarra nga qeveria britanike për sigurinë e shëndetit të tyre janë kritikuar ashpër.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën









