Lajme
Ministri i brendshëm: Bëhet fjalë për sulm terrorist i cili po vazhdon
Ministri i Brendshëm i Austrisë Karl Nehammer posa tha në ORF se me sa duket ishte një sulm terrorist. "Sulmi është ende në vazhdim"
Në sulmin që u bë sonte në Vjenë, pati disa të plagosur rëndë dhe mediat shkruajnë po ashtu edhe për disa të vdekur.
Ministri i Brendshëm i Austrisë Karl Nehammer ka thënë për ORF se “me sa duket ishte një sulm terrorist.2 “Sulmi është ende në vazhdim”, ka shtuar Nehammer, transmeton albinfo.ch.
Ai ka theksuar se në lidhje me sulmin, kishte disa të plagosur dhe “ndoshta edhe të vdekur”.
“Është e vështirë të thuash diçka më saktësisht në këtë moment”. Agjencia austriake e lajmeve APA ka raportuar, duke cituar Ministrinë e Brendshme, se është bërë një arrestim.
Njëri nga autorët e krimit thuhet se ka vdekur, një tjetër mund të ketë qenë në arrati. Sipas një zëdhënësi të ministrisë, një polic është qëlluar dhe është plagosur rëndë në shkëmbimin e zjarrit pranë sheshit Schwedenplatz.
Për këtë polic, ka media që thonë se ndërkohë ka vdekur nga plagët e marra por nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar rreth kësaj.
Po ashtu disa media shkruajnë për 7 persona të vdekur por për këtë mungon konfirmimi i autoriteteve zyrtare.
Ende nuk është konfirmuar nëse sinagoga aty pranë ishte shënjestra e sulmit, ka thënë zëdhënësja, përcjell albinfo.ch. Sfondi i ngjarjes fillimisht ishte i paqartë.
Një reporter i ORF ka raportuar se pjesë të mëdha të qendrës së qytetit ishin rrethuar dhe policia po kërkonte edhe autorin tjetër të përfshirë në sulm.
Sipas informacioneve të para, ende të pakonfirmuara, flitet për disa pengmarrje në disa restorante në lagjen 6 dhe 7 të Vjenës, transmeton albinfo.ch. Policia vjeneze ka mobilizuar një numër të madh policësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











