Lajme
Arrestohet kosovari Etrit P., kishte planifikuar sulm me bombë në Gjermani
Pasi kosovari me shtetësi gjermane Etrit P. kishte frikë se planet e tij mund të prisheshin, ai ka vendosur të sulmojë me thikë policinë

Të enjten, prokurori federal arrestoi një të ri në Iserlohn, Republika Nordrhein Westfallen, i cili, si mbështetës i milicisë xhihadiste, Shteti Islamik (IS)dyshohet se kishte planifikuar një sulm me bombë në Gjermani, shkruan faz.de.
Pasi kosovari me shtetësi gjermane Etrit P. kishte frikë se planet e tij mund të prisheshin, ai ka vendosur të sulmojë me thikë policinë, njoftuan autoritetet në Karlsruhe, transmeton albinfo.ch.
E. P. dyshohet për mbështetje të një organizate terroriste jashtë vendit dhe për përgatitjen e një akti të rëndë dhune të rrezikshme për shtetin. Më tutje thuhet se ai përfaqëson idetë radikale islame dhe identifikohet me aktet e dhunshme të IS. Mbi të gjitha, ai mbështet sulmet në Evropë.
Nën ndikimin e një mbështetësi të IS-it, i cili po përhapte materiale propagandistike përmes një shërbimi të mesazheve, ai kishte planifikuar një sulm, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, ai ka shpjeguar (me video) se si konstruktohet një mjet shpërthyes, ka thënë prokurori federal. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të zbatonte planet e tij për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve të zbatimit të ligjit.
Etrit P. është dërguar në mbajtje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Takim me veprën letrare të Drita Ademit Në vazhdën e aktiviteteve që Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ) po zhvillon për promovimin...
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
-
Katër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci
-
Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë
-
Për herë të parë ngrihet flamuri shqiptar në Naples, Florida
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë Qeveria Federale ka vendosur të rrisë kontigjentin Swisscoy dhe të dërgojë 20 anëtarë shtesë të ushtrisë...
-
Propozimi i ri: Ata që punojnë me kohë të plotë, duhet të paguajnë më pak taksa
-
A do të bëhet obligative mbajtja e maskës në transportin publik në Zvicër?
-
Zvicër: Sot është dita e fundit për të anuluar oferten aktuale të sigurimit shëndetësor
-
Zvicra është i vetmi vend pa vaksinë kundër sëmundjeve të frymëmarrjes