Kosova
Ministri i Drejtësisë reagon pas komenteve për sistemin e drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ftuar bartësit e funksioneve publike dhe politike që të rezervohen plotësisht nga komentimi politik i punës së gjyqësorit dhe prokurorisë.
“Drejtësia është garancia e shenjtë e të gjithëve, se askush nuk është mbi ligjin dhe ligji nuk i shërben as institucioneve ndaras, as pushtetit ndaras, dhe as qytetarëve ndaras, por është neutral dhe i barabartë për të gjithë edhe atëherë kur jemi fajtorë edhe atëherë kur na çliron nga barra e fajësisë. Ky është parimi themelor që duhet të na udhëheq të gjithëve drejt konsolidimit të drejtësisë në të cilën besojmë pa asnjë hezitim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas njoftimit ditët e fundit ka pasur komente dhe reagime për funksionin e institucioneve të drejtësisë.
”Ministri Tahiri rikujton se drejtësia është neutrale dhe e barabartë për të gjithë dhe se ajo ka standarde të mirëfillta veprimi, të cilat nuk mund të jenë pjesë e diskursit politik”, thuhet tutje në njoftim.
Tahiri ka thënë edhe se e vendos ligji se kush është i fajshëm e kush i pafajshëm.
“Pa marrë parasysh se kush është subjekti apo pala në procedurë, janë organet e pavarura të zbatimit të ligjit ato që vendosin se kush ka rënë ndesh me ligjin e kush është i pafajshëm. Çdo presion ndaj institucioneve të drejtësisë, nga kushdo çoftë, është i papranueshëm”, thuhet në fund të njoftimit, shkruan Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














