Bota
Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson jep dorëheqje
Strategjia e Brexit-it bëri që dy ministria të japin doëheqje brenda 24 orëve.
Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Ai është ministri i dytë i kabinetit që tërhiqet brenda 24 orëve , për shkak të strategjisë për Brexit-in, apo procesin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Të dielën vonë dha dorëheqje edhe ministri për Brexit, David Davis.
Davis tha se nuk mund të qëndronte më në postin e tij, sepse nuk besonte në planin për marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në, i cilu u mbështet nga kabineti britanik, të premten, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Përmes një deklarate, Qeveria britanike e falënderoi Johnsonin për punën e tij dhe tha se zëvendësimi do të shpallet shpejt.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën