Kosova
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Duam ta bëjmë të qartë se Kosova ka mbështetje ushtarake
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka deklaruar se varësisht situatës në Kosovë, ata do të forcojnë edhe më tej kontigjentet gjermane.
“Ne angazhohemi edhe më tej, kontigjentet janë forcuar, varësisht nga situata dhe zhvillimet, ne do të vlerësojmë situatën dhe ne bashkë me KFOR-in do të marrim përsipër, është përkushtim yni ndaj Kosovës. Duam të bëjmë të qartë se ka mbështetje ushtarake”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ai ka deklaruar se sa i përket çështjes së ndalimit të dinarit serb, kjo duhet të bëhet në mënyrë të përshtatshme.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bëjnë pjesë edhe masat legjitime sa i përket vendosjes së Euros si valutë të vetme. Pra, kjo duhet të komunikohet në mënyrë të përshtatshme. Këto janë garancionet për siguri dhe këto bëjnë pjesë në dialog”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













