Kosova
Ministri Ismaili flet për shërbime funksionale koronarografike në QKUK
Ministri i Shëndetësisë, Uran Iamaili, tha sot se shërbimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji invazive kanë shënuar rritje rekorde, ndërsa ajo që para dy vjetësh është dukur e pamundur, sot është bërë realitet me një vullnet dhe përkushtim të madh.
Qindra mijëra shërbime shtesë dhe dhjetëra milionë euro të shpëtuara janë rezultate konkrete që prekin thellë në jetën e qytetarit, theksoi ministri Ismaili.
Në një konferencë për media ai prezantoi të dhënat për 4-fishimin e shërbimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji invazive dhe tha se sistemi për stentim është funksional 24 orë, i sigurt dhe po shpëton jetë të qytetarëve të Kosovës.
“Ditëve të fundit janë ngritur dyshime të pabazuara rreth shërbimit 24-orësh për stentim në QKUK. Shërbimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive janë funksionale, të sigurta dhe çdo ditë shpëtojnë jetë. Madje, ka rritje rekorde të numrit të shërbimeve për trajtimin e pacientëve. Më saktësisht, krahasuar me vitin 2017 për periudhën janar – qershor, kemi 192% më shumë operime; 163% më shumë stentime dhe 237% më shumë koronarografi”, ka shkruar ministri Ismaili.
Në fund, ai ka thënë se këto janë politikat tona shëndetësore që kanë vendosur një standard të ri qeverisës në shërbim të plotë të pacientëve dhe qytetarëve, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














