Kosova
Ministri Lekaj deklarohet i pafajshëm në gjykatë
Sipas avokatit të Lekajt, Arianit Koci, Lekaj, në akuzën e Prokurorisë Speciale është deklaruar i pafajshëm, sikur edhe të akuzuarit e tjerë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është paraqitur në Gjykatën Themelore të Gjakovës, ku është mbajtur seanca fillestare ndaj tij dhe 6 personave të tjerë në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas avokatit të Lekajt, Arianit Koci, Lekaj, në akuzën e Prokurorisë Speciale është deklaruar i pafajshëm, sikur edhe të akuzuarit e tjerë. Përveç keqpërdorimit të detyrës zyrtare, një prej të akuzuarve ngarkohet edhe për veprat penale mashtrim me subvencione dhe shmangie nga tatimi.
Vepra lidhet me kohën sa ministri Lekaj ishte kryetar i Komunës së Gjakovës. Seanca e ardhshme është caktuar më 2 korrik.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











