Lajme
Ministri Makolli për vizitë në Australi
Ai u takua me ministrin federal të Emigracionit dhe të Mbrojtjes së Kufijve, Scott Morrison, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin rreth emigracionit
Ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Australi. Ministri Makolli ka zhvilluar takime me autoritetet qeveritare dhe me bashkatdhetarët tanë, bëhet e ditur në një komunikatë për medie, të dërguar nga Ministria e Diasporës.
Me këtë rast, ai u takua me ministrin federal të Emigracionit dhe të Mbrojtjes së Kufijve, Scott Morrison, me të cilin bisedoi për një bashkëpunim më të mirë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Australisë, sa u përket politikave dhe çështjeve të emigracionit. Ministri Makolli e njoftoi z.Morrision për punën dhe objektivat që ka Ministria e Diasporës dhe përkushtimin që ka si ministri në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në botë, si dhe kultivimin e gjuhës dhe të traditës kombëtare, thhet më tej në komunikatë.
Vend të rëndësishëm në këtë vizitë të ministrit Makolli zënë takimet e shumta me bashkatdhetarët dhe me shoqatat shqiptare në Melburn dhe Sidnei.
Në takimin e mbajtur në Melburn, i organizuar nga komuniteti shqiptar në këtë qytet, morën pjesë qindra mërgimtarë, të cilët e falënderuan ministrin për vizitën dhe kontributin që po jep Qeveria e Kosovës për bashkatdhetarët në diasporë.
Ministri Makolli e ka vizituar edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në kryeqytetin e Australisë, në Kanberra.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës, Skënder Durmishi, e ka njoftuar ministrin Makolli për angazhimet e deritashme të Ambasadës në Kanberra, me theks të posaçëm për gjendjen, sukseset dhe preokupimet kryesore të mërgatës sonë në Australi.
Ministri Makolli është shprehur i bindur se hapja e Ambasadës në këtë shtet ishte hap i duhur. Ajo do të jetë mekanizëm efikas i mbështetjes për bashkatdhetarët tanë dhe për realizimin e rolit të saj themelor, për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shtetit të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit me shtetin mik të Australisë, por edhe me vendet e tjera të kësaj pjese të Paqësorit Jugor. Në këtë aspekt, ministri Makolli theksoi se bashkëpunimi me Ministrinë e Diasporës do të jetë me rëndësi të veçantë, për të dëshmuar se edhe në këtë distancë bashkatdhetarët tanë do ta kenë dhe do ta ndiejnë dorën e kujdesit të Qeverisë së Kosovës.
Nesër, ministri Makolli do të takohet me përfaqësuesit e shoqatave kryesore të mërgatës sonë në Sidnei, thuhet në fnd të komunikatës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














