Lajme
Ministrja suedeze: Nuk ka arsye që suedezët të mbeten të mbyllur
Përjashtimi i Suedisë nga rihapja e kufijve në gjithë rajonin nordik derisa të rikuperohet nga pandemia e koronavirusit do të ishte një vendim politik dhe jo i justifikueshëm për arsye shëndetësore, tha sot ministrja e Jashtme, Ann Linde.
Shumë vende evropiane po kërkojnë të lehtësojnë kufizimet e udhëtimit përpara verës, mirëpo ekzistojnë shqetësime në rajonin nordik që lejimi i turistëve suedezë të mund të rrisin rrezikun e infeksioneve të reja, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 4,000 suedezë kanë humbur jetën shkaku i COVID-19, gati katër herë më shumë krahasuar me vendet e tjera nordike.
Megjithatë, Linde tha se sëmundja kishte goditur më së shumti kryeqytetin me zona kufitare si Skane, kurse në jugun e largët ka shumë më pak të prekur.
Mediat suedeze kanë ngritur shqetësime se suedezët mund të përjashtohen pasi kufijtë janë duke u hapur, si në rajonin nordik, ashtu dhe gjetkë në Evropë. Lajmet që Qiproja nuk do të lejojë fluturime të drejtpërdrejta nga Suedia kur të hapet më 9 qershor, por do të lejojë fluturime nga Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda, u raportua gjerësisht me transmetuesin e shërbimit publik SVT me titullin “Suedezët të ndaluar kur Qipro hapet”.
Linde tha se Bashkimi Evropian kishte theksuar se vendet nuk duhet të diskriminohen kur hapen kufijtë.
“Eshtë një çështje shumë e ndërlikuar dhe unë mendoj se të gjithë politikanët në çdo vend gjithashtu duhet të shikojnë efektin afatgjatë para se të marrin vendime me motiv shumë politik”, shtoi ajo, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive















