Integrimi
Ministria e Diasporës subvencionon projektet 500 – 5000 €
Ministria e Diaspores fton për projekt propozime te cilat do të subvencionohen në vlerë prej 500 (pesë qind) deri në 5 000 (pesë mijë) euro
Ministria e Diasporës ka bërë të ditur se ka hapur thirrjen për aplikimin e projekteve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, si dh nxitjen e investimeve të tyre në Kosovë.
“Duke u mbështetur në nenin 4 të Ligjit nr.04/L-095 të Diasporës dhe Mërgatës; Rregulloren nr. 01/2014 për Kriteret dhe Mënyrën e Subvencionimit të Projekteve për Diasporën dhe Mërgatën, me qëllim të përkrahjes së projekteve lidhur me promovimin, ruajtjen, kultivimin e identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të mërgimtarëve për vitin 2015; në pajtim me politikat programore, Ministria e Diasporës shpall ftesë për projekt propozime”, thuhet në njoftimin zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, informon “albinfo.ch”
Sipas këtij njoftimi, të drejtë aplikimi kanë OJQ-të, individët dhe format e tjera të organizimit me natyrë jofitimprurëse, ndërsa përparësi kanë projektet e përbashkëta të aplikuesve nga diaspora dhe të atyre vendës, si dhe projektet e propozuara nga gratë/vajzat.
Projektet subvencionohen në vlerë prej 500 (pesë qind) deri në 5 000 (pesë mijë) euro.
Afati për dorëzimin e projekt propozimeve është 30 ditë, nga dita e shpalljes së ftesës publike: nga data 30 prill deri më 30 maj 2015, në orën 16:00.
Për më shumë mund të shihni linkun në vijim:
http://med.rks-gov.net/med/ftese-per-projektpropozime/
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













