Lajme
Ministrja austriake jep dorëheqje, pas akuzave për plagjiaturë
Duket se edhe politika austriake ka një aferë Copy-And-Paste: Ministrja konservatore e Familjes dhe Punës, Christine Aschbacher, jep dorëheqjen për shkak të akuzave për plagjiaturë, transmeton albinfo.ch.
Është bërë e ditur se Christine Aschbacher justifikoi dorëheqjen e saj nga kabineti i kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, me “mbrojtjen e familjes së saj nga armiqësitë dhe fyerjet. Ajo përjetoi një paragjykim nga mediat dhe shokët politikë (…) dhe atë me fuqi të padurueshme”. 37-vjeçarja dyshohet për plagjiaturë në punën e saj shkencore, sepse thuhet se nuk ka renditur si duhet burimet që ka cituar në punimet e saj.
Sipas raportit, thuhet se akuzat kundër politikanes së ÖVP kanë të bëjnë me tezën e masterit të saj nga viti 2006 si dhe disertacionin e doktoraturës së saj, të cilën e ka paraqitur dhe mbrojtur vitin e kaluar – në kohën kur ishte zgjedhur ministre e Familjes dhe Punës. Eksperti dhe blogeri Stefan Weber, i njohur si “gjahtari i plagjiaturave”, akuzon ministren Aschbacher për kopjimin e të paktën një të pestës së tekstit të tezës së saj të doktoratës, të paraqitur në kryeqytetin sllovak, Bratislavë. E teza e saj e diplomës së masterit, nga viti 2006, nuk u karakterizua vetëm nga plagjiatura, por edhe nga mungesa e njohurive të gjuhës gjermane, pohon Weber.
“Kam punuar sipas dijes dhe ndërgjegjes”
Po ashtu, për mediat austriake, Aschbacher deklaroi se ajo gjithmonë ka shkruar dhe punuar sipas njohurive të saja më të mira dhe me besimin se ka bërë punën më të mirë. Ajo thotë se u ka besuar edhe punës së profesorëve të njohur. Aschbaher kishte marrë nota të larta për punimet e saj në Shkollën e lartë në Wiener Neustadt, në jug të kryeqytetit austriak Vjenë.
Nga ana tjetër, kancelari Kurz (gjithashtu nga partia ÖVP) shkruan në Twitter se ai “e respekton” dorëheqjen e saj. Pasardhësi i saj në postin e Ministrit të Punës do të prezantohet të hënën.
Plagjiatuara, një temë e njohur edhe në Gjermani
Në Gjermani, dy ministra konservatorë federalë gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen, për shkak të akuzave për plagjiaturë, në vitin 2011 dhe në vitin 2013: Ministri i Mbrojtjes, Karl-Theodor, zu Guttenberg (CSU) dhe ministrja e Arsimit, Annette Schavan (CDU). Ministrja aktuale për Çështjet e Familjes, Franziska Giffey (SPD), gjithashtu është përballur me akuzat për plagjiaturë, me vite të tëra.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg














