Bota
Ministrja boshnjake e Austrisë, në fokus të postimeve urrejtëse në internet
Zadic është jo vetëm ministrja e parë me prejardhje boshnjake, por edhe e para me prejardhje të huaj dhe më e reja në moshë nga femrat në qeveri
Vetëm pak ditë më parë, pozitën e ministres në Qeverinë e Austrisë e ka marrë politikania e gjelbër me prejardhje nga Bosnja, Alma Zadic. Ajo është bërë ministre e Drejtësisë në kabinetin qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Sebastuan Kurz, i partisë ÖVP.
Zadic është jo vetëm ministrja e parë me prejardhje boshnjake, por edhe e para me prejardhje të huaj dhe më e reja në moshë nga femrat në qeveri (35 vjeçe, ndërsa vetë kryeministri Kurz është 33-vjeçar).
Që nga publikimi i marrjes së postit, Zadic është përballur me një fushatë të pakrahasueshme me njollosje dhe etiketime. Ajo tashmë është vënë nën mbrojtjen e policisë, shkruan heute.at.
Qeveria e re planifikon të forcojë, gjegjësisht të mbështesë prokurorinë publike në luftën kundër postimeve në internet të urrejtjes.
Zadic, e cila i është ekspozuar një fushate të urrejtjes në internet për shkak të origjinës së saj boshnjake, u tregua e ashpër të shtunën në një emision debati në televizionin austriak, transmeton albinfo..ch. “Askush në Austri nuk guxon t`i ekspozohet një agjitacioni të tillë. Nuk është e lehtë të merresh me këtë,” thotë Zadic.
Zadic, ka qenë në shënjestër të një “stuhie” seksiste dhe raciste në rrjetet sociale për një kohë të gjatë për shkak të origjinës së saj boshnjake dhe besimit të saj të pretenduar mysliman (ndonëse ajo është deklaruar si person pa religjion).
Kohët e fundit, FPÖ dhe ekstremistët e djathtë si kanë spekuluar lidhur me gjoja “kontakte të dyshuara salafiste” për ministren aktuale dhe lidhur me një dënim të supozuar të saj. Tani ajo do të ketë mbrojtjen e policisë.
“Unë jam ballafaquar me mesazhe urrejtjeje dhe sulmet “nën brez” që kur kam hyrë në politikë. Por tani kjo ka shpërthyer me të vërtetë, përcjell albinfo.ch. Dhe unë nuk jam e vetmja që jam prekur nga kjo. Vetëm se tani jam më shumë në fokus, sepse jam ministre e Drejtësisë. Shumë njerëz, veçanërisht gra, janë të prekur nga kjo urrejtje. Ndërkaq, për ata që janë të diskriminuar për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës ose fesë, ky fenomen është tashmë i zakonshëm. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë. Kemi shumë pika lidhur me këtë, në programin tonë qeveritar”, ka thënë Zadic, duke paralajmëruar masa “molë” kundër kësaj dukurie.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














